Borell tregon se kur do të mbahet takimi Kurti -Vuçiq

Aktuale

Borell tregon se kur do të mbahet takimi Kurti -Vuçiq

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:25
Josep Borrell

Shefi i Diplomacisë Europiane, Josep Borrell, ka folur pas takimit që pati me Kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për përfshirjen e Kryeministrit Kurti në dialogun me Serbinë, ngase sipas tij, rruga europiane e Kosovës, kalon nëpër dialog.

”Rruga Europiane e Kosovës, kalon nëpër këtë dialog. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për këtë e inkurajova Kryeministrin Kurti të përfshihet në këtë çështje. Ai, ekipi im dhe Lajçak jemi duke bërë punën tonë”, ka deklaruar Borell.

Sipas tij shumë shpejtë do të mbahet takimi i lartë.

”Nuk do të jetë e lehtë dhe e kënaqshme, por kjo duhet bërë për të gjithë Ballkanin, për të gjithë popullin e Kosovës dhe Serbisë. Ne shumë shpejt do të kemi takimin e lartë në Bashkimin Europian. Ne jemi dakorduar që të fillojmë këtë çështje”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat