Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në qelin e tij në Hagë.
Nga atje, Thaçi i ka dërguar një letër urimi fituesit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Por, ka dyshime lidhur me autorësinë e kësaj letre. Ka pretendime se këtë letër e ka shkruar Edi Rama.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar këtë letër të Thaçit, duke thënë se këtë e ka shkruar Rama.
Në analizën e Spahiut, thuhet se struktura e fjalive janë në toskërisht, ndërsa fjalët e shkruara me drejtshkrimin e gjuhës standarde.
Postimi i plotë:
Edi Rama i shkruan letër urimi vetit dhe e nënshkruan me 'vëllai yt Hashimi'. Struktura e fjalive toskërisht ndërsa fjalët e shkruara me drejtshkrimin e gjuhës standarde. Shoku Enver Hoxha, të paktën, shkruante letra në emër të patriotëve 20-30 vite pasi ata kishin vdekur, siç ishte letra e Bajram Currit Hazreti Leninit me "nënshkrim të B.Currit" në ndërkohë Bajram Curri tërë jetën e vetë nuk ka shkruar as nënshkruar po ka vënë gisht. Kryesore qelitë e Hagës (për të cilat Ramush Haradinaj thoshte se janë më të mira se hotelet në Kosovë) Edi Rama i imagjinoka si qelitë e Burrelit.