Kurti e konfirmoi vazhdimin e dialogut, reagon Hoxhaj: E përmbysi politikën e tij kundër negociatave

Aktuale

Kurti e konfirmoi vazhdimin e dialogut, reagon Hoxhaj: E përmbysi politikën e tij kundër negociatave

Nga: A.M. Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:53
Enver Hoxhaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, me të cilin ka folur për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Ndërkaq, Kurti ka thënë se do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut.

Për këtë veprim të Kurtit ka reaguar Enver Hoxhaj.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përmbysur sot gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Kurti e ka rinisur dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Postimi i plotë:

Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

Nga Jo Negociata - Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat