Kurti me Varhelyin: Shtetet e Ballkanit të trajtohen si anëtare të ardhshme të BE-së

Aktuale

Kurti me Varhelyin: Shtetet e Ballkanit të trajtohen si anëtare të ardhshme të BE-së

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:08
Albin Kurti dhe Oliver Varhelyi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Bruksel të cilit i ka thënë se mbetet i angazhuar për reforma dhe se BE-ja s’ka alternativë.

Kurti ka shkruar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së. Ne as nuk jemi “afër” as “fqinj” sepse jemi të rrethuar nga Bashkimi Evropian. Me Komisionerit Varhelyi u shpreh se kjo duhet të jetë qasja e BE-së për rajonin. E sigurova atë për angazhimin tonë për reformat dhe u pajtuam se BE-ja s’mund të ketë alternativë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministrit Kurti pritet të përfundojë sot vizitën e tij dy ditore në Bruksel ku ka takuar zyrtarë të lartë dhe komisionerë evropianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat