Ndihmë për bizneset, AAK me procedura parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale

Aktuale

Ndihmë për bizneset, AAK me procedura parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:33
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se Grupi i tyre do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.

Më tej, ai ka shtuar se inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Grupi Parlamentar i AAK-së do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me Covid-19.

Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës.

Njëherit, inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset, ka qenë premtim i ish-deputetit Daut Haradinaj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat