Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, vazhdon të ketë probleme me shëndetin e tij, pasi mposhti Koronavirusin ditë më parë.
Ai ka treguar se sot është shtruar në spitalin e Gjakovës për oksigjeno-terapi.
Lajçi ka drejtuar tri pyetje për mjekët, në lidhje me simptomat e këtij virusi, të cilat iu kanë rikthyer, përcjell Bota sot.
Postimi i Ljaçit në Facebook:
Dy-tri pyetje për mjekët
Sot u shtrina në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” për nji oksigjeno terapi. N’momentin kur u shtrina përqindja e oksigjenit n’organizmin tim ishte 92!
Por:
Pas 1:30 minutash terapie, (kur shkova me iu bashkangjit ekipit të filmit “Rrushe”) përqindja zbriti nw 70 nga normalja 97?
Pse?
E fundit, pse s’mundem me i ngjitë tri shkallë, pa pushu tre minuta?
Pse s’mundem me ecë? A s’kam mushkni apo oksigjen?!
Dhe
Pse pas 24 ditësh që jam negativ, prapë mu rikthye humbja e shijes dhe oreksit?
Pse?
Mos tani e kam prapë Covidin-19 apo ndonjë ilet tjetër!
Gjakovë, 29.04.2021