Pas Blerim Shala tashmë duket se është pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet e Brukselit, ka reaguar ish-gjenerali dhe politikani i Kosovës, Naim Maloku.
Ai përmes një postimi në Facebook, duket i revoltuar pas këtij lajmi ku i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Maloku i drejtohet kryeministrit që pas Blerim Shalës, le ta merr edhe Baton Haxhiun, argatin e Jovica Stanishiqit në projektin për ndarjen e Kosovës.
Reagimi i Naim Malokut:
Kryeministër Kurti,
Pasi që e paske angazhu në dialog Blerim Shalen mos i ndaj edhe Baton Haxhiun e Jovica Stanishiqin.
Blerimi ka përvojë, dhe meritë, të madhe në nënshkrimin e Zajednicës, me Thaçin, në vitin 2013.
Blerimi dhe Batoni ishin argat të fortë në projektin, e Stanishiqit, për ndarjen e Kosovës.
Këta të dy iu paten ndihmu shumë me këshilla Ramushit dhe Presidentit Thaçi e ta ndihmojnë edhe Ty.
E kishe edhe një AS të fortë, Malazogun, dhe e kompleton ekipen.