Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) ka nisur këtë të enjte projektin më të madh investues në Kosovë.
I njëjti ka të bëjë me përmirësimin e efiçiencës së energjisë së shtëpive dhe ndërtesave banesore.
Drejtoresha e MCC-së në Kosovë, Sarah Olmstead, tregoi se aplikimi bëhet në faqen e tyre në kuadër të projektit SEEK për efiçiencë të energjisë.
Me këtë projekt, sipas saj, familjet do të kursejnë energji duke reduktuar përdorimin e energjisë, drurit dhe thëngjillit.
I gjithë projekti është rreth 20.6 milionë dollarë dhe do të përfundojë në shtator të vitit 2022.
“Ne do t’i ndihmojmë 2 mijë familje individuale. Fokusi për asistencë është tek familjet që kanë më shumë nevojë, me kushte jo të mira”, ka thënë drejtoresha e MCC-së në Kosovë.