Sami Lushtaku e ngacmonte Jeta Xharrën: Ende mund të bëj....,cili ishte raporti i tyre dikur?

Aktuale

Sami Lushtaku e ngacmonte Jeta Xharrën: Ende mund të bëj....,cili ishte raporti i tyre dikur?

Nga: H.O. Më: 29 prill 2021 Në ora: 21:41
Jeta Xharra/ Sami Lushtaku

Para zgjedhjeve të 14 shkurtit, gazetarja Jeta Xharra kishte ftuar Sami Lushtakun në një intervistë televizive. Mirëpo diskutimi në këtë intervistë kishte të bënte me garën e tij për komunën e Skenderajt.

Mirëpo, Lushtaku në këtë intervistë derisa pyetej për garën që mund të ishte si kundërkandidat i Bekim Jasharit, që është aktualisht kryetar i Skenderajt, kishte zgjedhur një gjuhë më ndryshe për t’iu përgjigjur gazetares Xharra.

Madje kohë pas kohe edhe e ngacmonte me fjalë.Ai fillimisht i drejtohet me fjalët se është kënaqësi që është në emision me Jetën pas një kohe kaq të gjatë.

Kur gazetarja e pyeti se kush është tani Sami Lushtaku ai iu përgjigj me pyetjet provokuese se është baba i tetë fëmijëve, ndërsa ka mundësi të ketë fëmijë ende se është djalë i ri. Ngjashëm përgjigjej edhe në pyetjet tjera me nënqeshje.

Ndryshe, nëpër media është përmendur kohë më parë se ata kishin një raport shumë të afërt gjatë kohës së luftës.

Dëgjojeni intervistën e plotë:/Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat