Vjosa Osmani thyen heshtjen, uron PS-në për fitore në zgjedhje

Aktuale

Vjosa Osmani thyen heshtjen, uron PS-në për fitore në zgjedhje

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:44
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Partinë Socialiste e cila fitoi bindshëm zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Ajo që bie në sy, është fakti se në postimin urues të cilin Osmani e ka bërë në Twitter, ajo nuk e ka përmendur fare të parin e PS-së që do të ketë edhe një mandat në krye të qeverisë shqiptare, Edi Ramën.

Osmani ka thënë tutje se uron që të gjithë përfaqësuesit politikë atje do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin me Kosovën.

Postimi i plotë:

Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat