Profesori Përparim Gruda sonte deklaroi se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel shënon reflektim të thellë të kryeministrit, që sipas tij është pozitiv.
Sipas tij, ky moment është i rëndësishmëm sepse, siç tha ai, kryeministri e ka të qartë që ky është obligim ndërkombëtar i Kosovës dhe se dialogu duhet t’i ketë disa parime, disa vija.
Gruda tha se e për herë të parë, pas 2 dekadave ne si shoqëri mendojmë se duhet të shkojmë në dialog.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell tha se dialogu nuk do të jetë i neglizhuar nga ana e Kosovës.
“Dialogu nuk do të jetë i neglizhuar nga ne. Unë do të vij përsëri në mes të majit për darkën që keni organizuar me liderët e Ballkanit perëndimor dhe do të shikoj që të kem biseda e takime për të filluar një periudhë të re të dialogut”, tha Kurti në konferencë për media pas takimit. Kurti si datë të mundshme për rifillimin e dialogut përmendi muajin qershor.