Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me deputetin Dor Kaidar, të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin e Izraeli.
Postimi i plotë:
"Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Dor Kaidar, Koordinator për Çështje Ndërkombëtare në Divizionin e Punëve të Jashtme pranë Kuvendit të Izraelit “Knesset”.
Biseduam për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit në përgjithësi dhe për krijimin e grupit parlamentar të Miqësisë Kosovë-Izrael", ka shkruar Demiri në "Facebook".