Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr letër urimi nga homologu malazez, Zdravko Krivokapic.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic.
Në emër të tij dhe Qeverisë së Malit të Zi, kryeministri Krivokapic e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës, duke shprehur besimin se perspektiva evropiane e të dy shteteve do të jetë vlerë e shtuar për marrëdhëniet dypalëshe, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë.

Në përmbyllje, kryeministri i Malit të Zi i ka shprehur konsideratat më të larta kryeministrit Kurti, duke i dëshiruar performancë të suksesshme në detyrë.