Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:13
Albin Kurti

Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, përmes një shkrimi në Facebook po thotë se Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit.

Tutje ai duke ironizuar thotë se të njëjtit i mjafton vetëm Besnik Bislimi dhe nuk e di ç’ka iu deshën edhe dy ish-këshilltarë të Hashim Thaçit dhe dy ish-ambasadorë të emëruar prej tij.

“Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit. Edhe aty shkruante që një takim do të organizohej në qershor të vitit 2021. Nime ky i fundit dukej sikur ta kishte shkruar Besnik Bislimi, njeriu me IQ-në më të lartë në Kosovë. Boll e ka vetëm Besnikun! – nuk e di çka iu deshën edhe dy ish-këshilltarë të Hashim Thaçit dhe dy ish-ambasadorë të emëruar prej tij” shkruan Behramaj në facebook.

Njoftimi i plotë:

Kurti po e fillon dialogun bazuar në “Non-paper”-in e fundit. Edhe aty shkruante që një takim do të organizohej në qershor të vitit 2021. Nime ky i fundit dukej sikur ta kishte shkruar Besnik Bislimi, njeriu me IQ-në më të lartë në Kosovë. Boll e ka vetëm Besnikun! – nuk e di çka iu deshën edhe dy ish-këshilltarë të Hashim Thaçit dhe dy ish-ambasadorë të emëruar prej tij.

Kurti u shfaq aq parimor në Bruksel, saqë u zotua se do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura, me kundërshtimin dhjetëvjeçar të të cilave erdhi në pushtet!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat