Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin që në urimin e djeshëm për zgjedhjet në Shqipëri nuk e përmendi emrin e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.
Berisha ka shkruar se “Shqipëria i ka vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë, e Presidentes Osmani nuk ia zë goja emrin e Edi Ramës, kur e uron për fitoren në zgjedhje thuajse e ka rival politik.”
Lidhur më këtë, ka reaguar edhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shyqeri Azemi, shkruan gazeta “Bota sot”.
Azemi i ka dalë mbrojte të parës së shtetit të Kosovës, duke thënë se nuk urohet Rama përderisa dihet botërisht lidhja e këtij të fundit me Aleksandar Vuçiq, Hashim Thaçin e Baton Haxhiun
Ja shkrimi i tij:

Zonja Kimete Berisha qenka hidhëruar dhe paska kritikuar Zonjën Vjosa Osmani-Sadriu, Presidentja e Republikës së Kosovës Dardane, pse nuk e ka uruar me emër fitoren e Edi Ramës, por e ka uruar vetëm Partine Socialiste.
Po si ta uroj Edi Ramën, kur dihet botërisht se Edi Rama ishte dhe është bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe klaneve të tyre.
Zonja Vjosa Osmani e dinë shumë mirë se kënd duhet ta uroj e kënd jo. Por është e “mundur” që Zonja Vjosa Osmani-Sadriu - Presidente e Kosovës Dardane, ka “dyshuar” se në cilin emër ta uroj Edi Ramen.
A me urue si “Kristaq Rama” apo “Bosi i Krimeve- Rama”, apo me ndonjë tjetër emër!!??
Pastaj, është e mundur te “dyshoj”, edhe për fizionominë e Ramës, pasi që kur njeriu sheh një veshje të tille siç po shihet në foto çdo kush mund të “dyshoje” për personalitetin e tij.
Çdo kush, kur e sheh me këtë veshje Edin, do të pyste; a është “Hoxhë”, a është “Prifte” apo kush mund të jetë?
