Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm.
Pas këtij njoftimi, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, shkruan gazeta “Bota sot”.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës.
Sipas tij, këto katër figura e krijuan historinë, dhe se sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/19/auto_auto_enver-hoxhaj16086496861618865492.jpg)
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë.
Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!
#LiriaKaEmër