Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pasi Gjykata Speciale refuzoi lirimin me kusht për ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.
Lladrovci thotë se ky vendim e ka prekur pa masë por u shpreh besimplotë se të tilla akuza do të hidhen poshtë nga Specialja .
“Si shok e mik i Kadriut, kurrë nuk e kam besuar që ai do të jetë i shkëputur qoftë një minutë nga familja, prindërit dhe liria e Kosovës për të cilën punoi e dha aq shumë.Kosova është heroike për bijtë e bijat e saj!” shkruan Lladrovci në Facebook.
Postimi i plotë:
Refuzimi i lirimit me kusht të Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës, më preku pa masë.
Kam besuar dhe besoj në vendimet objektive të Dhomave të Specializuara dhe akuzat e shtetit që kreu gjenocid në Kosovë, do të hidhen poshtë.
Si shok e mik i Kadriut, kurrë nuk e kam besuar që ai do të jetë i shkëputur qoftë një minutë nga familja, prindërit dhe liria e Kosovës për të cilën punoi e dha aq shumë.
Kosova është heroike për bijtë e bijat e saj!