Punësimi i vajzës së axhës së Haskukës, reagon Shkëlzen Gashi

Aktuale

Punësimi i vajzës së axhës së Haskukës, reagon Shkëlzen Gashi

Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:24
Shkëlzen Gashi

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ka reaguar pasi Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, e pranoi dje se vajza e axhës së tij është e punësuar në Komunën e Prizrenit.

Gashi ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti deklaratën e tij për punësimet familjare.

Kurti gjatë fushatës zgjedhore, kishte thënë se kusherinjtë e familjarët janë për dasma.

“Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat” – Albin Kurti”, ka shkruar Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat