Investimit 2 miliard euro të Portit të Durrësit nga Mohamed Alabbar themelues dhe pronar i kompanisë EMAAR, i është bërë jehonë në median prestigjioze CNN.
Mohamed Alabbar në intevistën për CNN teksa e quan Shqipërinë “Europa e re” thotë se vendosi të investojë në Shqipëri, pasi të gjithë indikatorët sipas tij janë pozitivë. Për qeverinë thotë se punon vazhdimisht që të jetë pjesë e BE, ndërsa theksojnë se Shqipëria ka përparuar.
Në lidhje me këtë, ka reaguar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se përderisa në Shqipëri bëhen ëndrrat realitet, në ndërkohë në Prishtinë projektet më madhore sot me 1 maj janë dy; Mbyllja e parkut te Gërmisë për vetura; dhe Punimet në rrugën Muharrem Fejza.
Ja shkrimi i tij:
Porti i Durrësit! Kur ëndrrat bëhen realitet.
Në ndërkohë në Prishtinë projektet më madhore sot me 1 maj janë dy:
1. Mbyllja e parkut te Gërmisë për vetura; dhe
2. Punimet në rrugën Muharrem Fejza.
Edi Rama është gjigant! Mbase mund të ketë shumë defekte në qeverisje, sundim të ligjit, etj etj.
Por Edi Rama prapa do e lerë një projekt madhështor, një Shqipëri evropiane.
Porti i Durresit! Kur endrrat bëhen realitet. Në ndërkohë në Prishtinë projektet më madhore sot me 1 maj janë dy: 1....
Posted by Ehat Miftaraj on Saturday, 1 Maj 2021