Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7 000 qytetarë nga Kosova.
Ai ka thënë se kjo shifër shumë shpejtë do të rritet.
“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, dje gjatë ditës u raportua se Mali i Zi ka hequr taksën kufitare prej 15 eurosh me Kosovën.
Sidoqoftë, nga disa fotografi të publikuara sot u pa se kjo nuk ka ndodhur dhe se kosovarët po presin në radhë për të kryer këtë pagesë.