Plagosja në tregun e Mitrovicës, dy familjet ia falin gjakun njëra-tjetrës

Aktuale

Plagosja në tregun e Mitrovicës, dy familjet ia falin gjakun njëra-tjetrës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:42
Hoxhë Latifi ka njoftuar se ka arritur të pajtojë familjen Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familjen Asllani nga Vinarci

Hoxhë Fatmir Latifi ka njoftuar se ka arritur të pajtojë familjen Abdullahu nga fshati Suhodolli dhe familjen Asllani nga Vinarci.

I riu nga Suhodolli, kishte marrë plagë nga gjuajtjet me armë në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës, ku kishte mbetur i vdekur edhe një person.

Kurse, dorasi, Shefki Asllani, gjendet në paraburgim.

“Sot me datën 01.05.’21 ditë e Shtunë në Xhaminë e Suhodollit në Mitrovicë, falë Zotit të lartësuar shtrihet dora e Pajtimit dhe Faljes në mes këtyre dy familjeve:  Familja ABDULLAHI prej Suhodollit të  Mitrovicës e fal plagosjen Familjes ASLLANI nga fshati Vinarci i Mitrovicës. Me respekt hoxha Fatmir!”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat