Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse Kosovës i pamundësohet anëtarësimi në OKB dhe NATO, ajo duhet të bashkohet me Shqipërinë.
“Shqipëria është NATO e ne jemi afër NATO-s, edhe Kosova duhet të jetë në NATO...Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO, ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë”, ka deklaruar sot Haradinaj, në manifestimin qendror në Verrat e Llukës së Deçanit, ku u bë pajtimi i gjaqeve 22 vite më parë.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Visar Berisha, ish-këshilltar i Avdullah Hotit, përcjell Bota sot.
Berisha e ka quajtur “të dhimbshme” deklaratën e Haradinajt, duke thënë se ajo po bëhet kinse për të frikësuar ndërkombëtarët.
“Këto deklarata të Haradinajt kinse për të frikësuar komunitetin ndërkombëtar, janë hiç më pak se tumirje e kërkesës së atyre që duan me sjell në tavolinë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe kufijtë e saj! E dhimbshme”, ka shkruar Visar Berisha në një postim në Facebook./BS