Ditëve të fundit dukshëm kemi rënie të të infektuarve me Covid19, në vendin tonë.
Aktualisht në Kosovë janë 8 mijë e 576 raste aktive me koronavirus, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Prej marsit të vitit të kaluar kur u shënuan rastet e para pozitive edhe në vendin tonë e deri më sot, numri total i rasteve pozitive është 105 mijë e 375 raste nga 536 mijë e 708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94 mijë e 630 raste.
Në Kosovë, tashmë veçse ka filluar vaksinimi anti-Covid.