Deputeti Haxhi Avdyli, i cili kishte kaluar nga LDK-ja në listën e Vjosa Osmanit dhe u bë deputetë duke garuar pastaj në Lëvizjen Vetëvendosje, ka folur për pandeminë dhe rënien e rasteve të Covid-19 në Kosovë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se për nga numrat ka optimizëm, mirëpo me këtë rënie nuk duhet të çlirohemi nga nevoja e respektimit të masave mbrojtëse.
Ja shkrimi i tij:
Optimizëm nga numrat.
Nga 13874 raste aktive me Covid, 950 raste të reja në ditë më 1 prill, një muaj më vonë, d.m.th me 1 maj kemi 8567 (-5307) raste aktive dhe vetëm 187 raste te reja (763 raste në ditë me pak).
Një rënie signifikante e rasteve aktive dhe rasteve të reja, por që nuk duhet të na çliroi nga nevoja e respektimit të masave mbrojtëse.
Shpresojmë që ky trend i mbarë i rënies së rasteve të vazhdoj, e që verën ta kemi edhe me më pak raste, e me më shumë vaksinuar, me mërgimtarët tanë të kthyer e me ekonomi aktive.
Optimizëm nga numrat . Nga 13874 raste aktive me Covid ,950 raste të reja në ditë më 1 prill, një muaj më vonë ,dmth...
Posted by Haxhi Avdyli on Saturday, 1 Maj 2021