Në përvjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi me bashkëpunëtorë ka nderuar të gjithë të rënët në këtë fshat.
Krasniqi, martirët e Studimes i ka quajtur gurë-themel i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.
Deputetja e LDK-së nga qyteti i Vushtrrisë përmes një postimi në facebook, ka shkruar se kjo masakër është dëshmi e gjenocidit serb mbi popullaten civile shqiptare.
Postimi i plotë:
Në 22 vjetorin e Masakres së Studimes, kujtojmë një nga krimet më të tmerrshme të kryera nga policia dhe ushtria serbe, ku u vranë hiç më pak se 116 cvilë të pafajshëm shqiptar.
Krimi që është bëtë në fshatin Studime, më 2 Maj të vitit 1999 është dëshmi e gjallë për mënyrën se si shteti serb është mobilizuar për t’iu vërsulur poullatës civile shqiptare duke kryer masakrat më të rënda dhe më çnjerëzore.
Martirët e Studimes, janë gurë-themel i lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë, dhe nderimi dhe respekti për ta është i përjetshëm.
Lavdi të rënëve në Masakrën e Studimës!