Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje më Gjykatën Speciale, dhe të arrestuarit e saj.
Tali shprehet se nuk e ka të qartë se Dhomat e Specializuara janë të Kosovës apo të ndërkombëtarëve.
Sipas tij, dikur ish-presidenti Hashim Thaçi, “bënte be e fe” se kjo Gjykatë është e Kosovës, andaj ai thotë se edhe nuk e ka të qartë se çfarë garancia duhet t’i japi gjykatave ndonjë udhëheqës i vendit.
Ndryshe, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-krerëve të UCK-së për lirim nga paraburgimi.
Institucionet e Kosovës – Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani – po kritikohen se nuk kanë ofruar garancion për lirimin me kusht të tyre.
Ja shkrimi i Talit:
S’po kuptojë, kjo Gjykata Speciale (apo Dhomat e Specializuara) a është e Kosovës apo e huaja?
Për aq se e mbajë mend z Thaçi “bënte be e fe” se kjo Gjykatë është e Kosovës!
Prandaj se kam të qartë se çfarë garancia duhet t’i japi gjykatave të Kosovës ndonjë udhëheqës i Kosovës për cilindo të dyshuar për mos respektim të mundshëm të ligjit?!!!
A s’po i bie si ndërhyrje në punën e Gjyqësorit a?!
S'po kuptojë, kjo Gjykata Speciale (apo Dhomat e Specializuara) a është e Kosovës apo e huaja? Për aq se e mbajë mend z...
Posted by Driton Tali on E diel, 2 Maj 2021