Kadri Veseli është liruar nga burgu në Hagë.
Mitropol, medium ky lokal i Mitrovicës, ka mësuar ekskluzivisht se ai ndodhet në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.
Burime të afërta të Mitropol bëjnë të ditur se Veseli është liruar nga Haga me kusht, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë policinë e Eulex-it.
Siç mëson ky medium, Kadri Veseli do qëndroj në Kosovë për tri ditë.