Ish kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, sot është liruar nga Haga ku po mbahet në paraburgim, me akuza për krime lufte.
Sipas burimeve të medias, Veseli është liruar për të vizituar babain e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli ka vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, ku po mjekohet babai i tij.
Për momentin ai ndodhet në Mitrovicë.