Gjykata Speciale e Hagës, ka liruar për vizitë në Kosovë, ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili po mbahet në paraburgim i dyshuar për krime lufte.
Ai është liruar për ta vizituar babanë e tij i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë ditës së djeshme, Veseli është parë në spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, derisa i njëjti është ruajtur nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.
Lajmin për lirimin e Kadri Veselit e ka komentuar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai thotë se, me këtë dëshmon se Gjykata Speciale nuk është serbe qysh i kanë akuzuar “patriotët me bateria”.
Miftari uron të shërohet babai i Veselit.
“Lajm shumë i mirë vendim human, kjo tregon se Gjykata Speciale në Hagë nuk është gjykatë Serbe siç e akuzoni "patriotët me bateria të Thaçit e Kadris" por është gjykatë Evropiane gjykatë e Kosovës, babait të Kadri Veselit i dëshirojmë shërim të plot pa marr parasysh kundërshtimet dhe armiqësitë që ne i kena me klanin Pronto të Hashimit dhe Kadris!”, shkruan Miftari në Facebook.