Kjo është gjendja shëndetësore e babait të Kadri Veselit, publikohen fotografi të reja

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e babait të Kadri Veselit, publikohen fotografi të reja

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:00
Kadri Veseli

Gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.

Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Sot është publikuar edhe një fotografi e tij nga spitali.

Një faqe me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën duket babai i Veselit, vëllai i tij dhe doktori Lavdim Demiraj.

Lutëm tek zoti në shërimin e tij sa më të shpejtë! Babai i Kadri Veselit dhe vllau i tij!

Posted by UÇK - Ushtria Çlirimtare e Kosovës on E diel, 2 Maj 2021
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat