Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur konsideratën e saj për mediat profesionale e të guximshme.
Osmani ka inkurajuar mediat ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë.
“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit.
Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon. Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”, ka shkruar ajo.