Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot të gjithë jemi gazetarë, në ditën kur në mbarë botën po shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Haradinaj ka thënë tutje se mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme e që institucionet dhe shoqëria jonë duhet t’i kultivojnë në vazhdimësi.
“Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar. RH”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë
Sot të gjithë jemi gazetarë!
Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!
Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë.
Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar.
RH