4 vdekje nga Covid19 dhe 101 raste të reja, kaq u shëruan

Aktuale

4 vdekje nga Covid19 dhe 101 raste të reja, kaq u shëruan

Nga: N.Sh Më: 3 maj 2021 Në ora: 15:05
Ilustrim

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë katër qytetarë si pasoj e Covid19.

Sipas njoftimin, gjatë kësaj kohe janë infektuar 101 qytetarë kurse janë shëruar 421.

Deri më tani në Kosovës numri i rasteve pozitive është 105.636 dhe 2.187 raste të vdekjes.

Njoftimi i plotë:

421 TË SHËRUAR DHE 101 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95.466 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.983.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat