Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka ka paraqitur grafikën duke bërë krahasimin e situatës pandemike në Kosovë me vendosjen e masave dhe pas përfundimit të tyre.
Sipas tij, masat kanë dhënë efektin, mbase jo atë të dëshiruar dhe synuar, por shumë larg, vite dritë larg nga ai i pandehur prej atyre që bëjnë kujdestarin e lajmit të keq.
Postimi në Facebook:
E vizatuar (me ngjyra) për të gjithë “ekspertët” e shëndetit publik (dhe jo vetëm), që kritikuan masat e qeverisë Kurti II për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe shkuan aq larg sa që krijuan edhe korrelacion (madje e definuan edhe shkakun) mes masave parandaluese dhe vizitave të qytetarëve në Shqipërinë tonë apo ndonjë vend fqinj.
Studiuesit e mirëfilltë që numrat dhe evidencën e kanë gjithçka, mund të shohin krahasimin në mes të dy periudhave, atë me masat e shtuara të qeverisë për parandalimin e COVID-19 dhe pas pas përfundimit të periudhës së masave të shtuara. Qartazi, numrat flasin për një rritje të trendit të “ikjes” në periudhën e dytë. Rrjedhimisht, hipoteza e atyre që ishin kundër bie poshtë.
Përderisa numri i të infektuarëve dhe të vdekurve po bie (sado që sërish është i lartë dhe ndjej keqardhje për këtë), masat po tregojnë që kanë dhënë efektin, mbase jo atë të dëshiruar dhe synuar, por shumë larg, vite dritë larg nga ai i pandehur prej atyre që bëjnë kujdestarin e lajmit të keq.