Në Ditën e Lirisë së Shtypit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se gazetarët e bëjnë të mundur që të mësohet e vërteta.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se puna e gazetarëve është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë sonë.
Ai po ashtu falënderoi gazetarët për rolin e tyre jetësor që të jemi të informuar.
“Gazetarët bëjnë të mundur që ne të mësojmë të vërtetën. Puna e tyre është thelbësore për shëndetin dhe mbijetesën e demokracisë sonë, ashtu si edhe liria dhe autonomia e tyre për të ndjekur të vërtetën. Në Ditën e Lirisë së Shtypit ne i falënderojmë ata për rolin e tyre jetësor në mbajtjen e ne të informuar”