Lutfi Haziri: Kërkojmë drejtësi për Agonin, organet e drejtësisë duhet të zbardhin deri në fund këtë njollë të zezë të Kosovës

Aktuale

Lutfi Haziri: Kërkojmë drejtësi për Agonin, organet e drejtësisë duhet të zbardhin deri në fund këtë njollë të zezë të Kosovës

Më: 3 maj 2021 Në ora: 21:00
Lutfi Haziri

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar edhe njëherë drejtësi për Agon Musliu.

Haziri përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Kosova ka humbur tragjikisht një djalosh, që sipas tij, do të ishte e ardhmja e Kosovës.

“Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani”, shkruan Haziri.

Postimi i plotë:

Sot një vit Kosova e humbi tragjikisht një djalosh, që potencialisht do të ishte e ardhmja e Kosovës. Agon Musliu ishte student i shkëlqyer të masterit, i cili sapo kishte nisur hapat e tij të profilizimit, në Gjermani.

Kërkoj sërish nga organet e drejtësisë që të zbardhet deri në fund kjo njollë e zezë e Kosovës në fillim të pandemisë. Kërkojmë drejtësi për Agonin.

Kosovës, Gjilanit e në veçanti familjes së tij, i duhet drejtësia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat