Ish-ambasadorja Lama tregon arsyet: Ja pse Specialja nuk do i lejojë Thaçin dhe të tjerët të kthehen në Kosovë

Aktuale

Ish-ambasadorja Lama tregon arsyet: Ja pse Specialja nuk do i lejojë Thaçin dhe të tjerët të kthehen në Kosovë

Nga: N. H Më: 3 maj 2021 Në ora: 23:43
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Ish-ambasadorja e Kosovës, Alma Lama, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook thotë se Gjykata Speciale nuk do i lejojë të arrestuarit të kthehen në Kosovë, pasi që mbi ta rëndojnë akuza shumë të rënda.

Lama gjithashtu shkruan se Gjykata Speciale është vendosur në Hagë, jo për qef por për shkak të këtyre problemeve, prandaj, sipas saj, dhe nuk do t’i lëshojë të akuzuarit.

Ja shkrimi i saj:

Gjykata Speciale nuk do i lejojë të arrestuarit të kthehen në Kosovë gjatë procesit pasi mbi ta rëndojnë akuza shumë të rënda (mbi 100 vrasje) dhe po ashtu ekziston frika e kërcënimit të dëshmitarëve.

Një vend i tretë nuk nënkupton Kosovën dhe asnjë vend tjetër që ka probleme me sundimin e ligjit. Përkundrazi, Kosova është plotësisht e përjashtuar.

Gjykata Speciale është vendosur në Hagë, jo për qef por për shkak të këtyre problemeve, prandaj dhe nuk do t’i lëshojë të akuzuarit, pavarësisht nga debatet dhe mashtrimet publike që po gjenerohen në Kosove, si zakonisht...

 

Gjykata Speciale nuk do i lejoje te arrestuarit te kthehen ne Kosove gjate procesit pasi mbi ta rendojne akuza shume te...

Posted by Alma Lama on E hënë, 3 Maj 2021
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat