Si sot, pesë vite më parë, presidenti në atë kohë Hashim Thaçi, kishte uruar liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai kishte thënë se këtë e kemi merituar dhe nuk e kemi dhuratë, shkruan Bota sot.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se kur punojmë, asgjë nuk mund të na ndalë.
Mirëpo, tani dhe pesë vite pas këtij urimi, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar dhe pa viza, duke vazhduar pritjet e gjata para Ambasadave./BS/