Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar lidhur me deklaratat për Gjykatën Speciale.
Kjo ka ardhur pas një deklarate të ministres së jashtme Donika Gërvalla, vite më parë.
Manxhuka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se themeluesit e Gjykatës Speciale me 2015 janë bërë hulumtues me 'google search' në vitin 2021, përcjell Bota sot.
Ai ka shtuar se duhet hulumtuar mbi deklaratat e votat e tyre në atë kohë.
Postimi i tij i plotë:
Themeluesit e Gjykatës Speciale me 2015 janë bërë hulumtues me 'google search' në vitin 2021. Por, le të hulumtojnë pak edhe mbi deklaratat e votat e tyre asokohe.