“Shpërthen” avokati Arianit Koci: Poshtë ka ra Kosova, shumë poshtë

Aktuale

“Shpërthen” avokati Arianit Koci: Poshtë ka ra Kosova, shumë poshtë

Nga: N.Sh Më: 4 maj 2021 Në ora: 14:25
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, po vlerëson se Kosova ka rënë shumë poshtë.

Ky vlerësim i tij vjet si pasojë e rrogave shuam të ulëta në Kosovë, ndërsa rinia mezi pret me gjetë një vend të punës.

Ai tregon se në Ulqin ka takuar një zonjushë e cila po punonte në nj ëmbëltore me orar prej 12 orësh.

“Gëzimin më të madh në jetë e kam që m’u ka bo viza e punës, këtu në Mal të Zi” – citon Koci, vajzën punëtore e jashtëzakonshme.

Sipas tij, ajo po i kalon vite më të mira me një pagë relativisht të vogël.

Postimi i plotë:

Poshtë ka ra Kosova, që nuk bën më poshtë.

Pse po e them këtë?

Edhe në një vend me mesatare të rrogave shumë të ulët, rinia e jonë, menxi po pret me e gjetë një vend pune.

Në Ulqin e takuam një zonjushë kosovare, që po punon në një ëmbëltore.

Orari i punës 12 orë.

“Gëzimin më të madh në jetë e kam që m’u ka bo viza e punës, këtu në Mal të Zi” - po thotë vajza e janë, punëtore e jashtëzakonshme.

Nuk po ndalet.

Po punon për dy veta!

Vitet më të mira e më produktive të jetës, po i kalon me një pagë relativisht të vogël.

Nuk ka gjetë punë në vendlindje.

Njëherë ka qenë dhe është Gjermania e Zvicra, tash çkado dhe kudo që po gjejmë punë.

Përndryshe, Ulqinakët thonë unanimisht se kosovarët janë mjeshtrit dhe punëtorët më të mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat