Nga sot z. Michael Davenport ka marrë mandatin e udhëheqjes së Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Ai është një diplomat britanik i karrierës dhe njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim duke i dëshiruar suksese dhe duke i kërkuar mbështetjen e tij për vendin tonë.
Postimi në Facebook:
Një diplomat britanik i karrierës dhe njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, z. Michael Davenport ka marrë mandatin e udhëheqjes së Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Sot i urova mirëseardhjen dhe njëkohësisht shumë suksese në detyrën e tij të re.
Misioni i OSBE-së në Kosovë në vazhdimësi ka nxitur dhe mbështetur institucionet e vendit në avancimin e demokracisë, promovimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
Në këtë frymë, ishte edhe bashkëbisedimi jonë sot, me ç'rast Ambasadorit Davenport i kërkova mbështetjen e tij për vendin tonë, e po ashtu e sigurova edhe për bashkëpunimin tim dhe të Aleancës me misionin që ai e drejton.
RH