Me 4 maj 2016, Komisioni Evropian kishte miratuar rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën pasiqë kishte vlerësuar se Kosova kishte zbatuar obligimet e dala nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.
E po këtë ditë liberalizimin e vizave e kishte parë punë të kryer Arban Abrashi nga LDK-ja, atëbotë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Urime liberalizimi, Urime Kosovë! Me MSA dhe liberalizim, perspektiva evropiane merr kuptim të plotë” shkruante Abrashi në urimin për popullin e Kosovës”, kishte shkruar në përshkrimin e një selfie Abrashi, ku gjendeshin edhe Isa Mustafa, Vlora Dumoshi e Valon Murtezaj.
Në lidhje me këtë, një koment sot e ka bërë edhe Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti.
Ai duke ironizuar ka thënë se, “Tash e 5 vite me liberalizim të vizave”.
Ja shkrimi i tij:
Tash e 5 vite me liberalizim të vizave. ?? Na tregoni në hapësirën për komente sa vende i keni vizituar h3h3h3h3.
Posted by Arianit Beqiri on E martë, 4 Maj 2021