Me kë e ka zëvendësministri: Çka po lyp aty, me i marr “në qafë” popullatën

Aktuale

Me kë e ka zëvendësministri: Çka po lyp aty, me i marr “në qafë” popullatën

Nga: A.M. Më: 4 maj 2021 Në ora: 18:00
Imri Demelezi

Në Kosovë po vazhdon ora policore. Ky vendim ishte marrë si masë për parandalimin e përhapjes së Covid19.

Po ashtu, në vend kanë shënuar rënie numri i personave të prekur me pandeminë globale.

Për masat e marra nga Qeveria e Kosovës, ka pasur kritika të shumta nga opozita vendore.

Për këto, ka reaguar zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se për gjendjen e krijuar në vend nga  keqmenaxhimi i pandemisë nga ish qeveritarët duhet të dikush të jap përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Këtyre të ish qeverive, nuk po ia kap mendja, si me pak masa me rënë numri i të infektuarve dhe atyre me fatalitet nga COVID-19!

Tani, si me ia bërë me përgjegjësinë për jetët e humbura si pasojë e keqmenaxhimit të virusit Corona? Kur nuk e kupton përmbajtjen e sektorit dhe nuk ke aftësi menaxheriale, çka po lyp aty, me i marr "në qafë" popullatën. A duhet dikush të jap përgjegjësi?

#QeveriaKurti2

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat