Profesori i Filozofisë Politike, dhe analisti Blerim Latifi, ka reaguar pas lajmit se dhjetëra deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk dinë të shkruajnë.
Latifi në profilin e tij në Facebook ka thënë se nuk mund të pritet asgjë nga analfabetë të tillë që as emrin e kombësisë së tyre nuk mund ta shkruajnë pa gabime.
Ky reagim i Latifit vije pasi deputetët e Kuvendit s’kanë ditur që ta shkruajnë fjalën “shqiptar”, në Formularin për Broshurën Parlamentare.
Ja shkrimi i tij:
Dhjetëra deputetë të Kuvendit të Kosovës e paskan shkruar gabimisht fjalën "shqiptar" në formularin e broshurës parlamentare.
Disa e paskan shkruar "shqipëtar", duke e futur gabimisht një ë midis shkronjave p dhe t, e disa e paskan shkruar "shqiptarë", duke mos qenë në gjendje të dallojnë njëjësin nga shumësi.
Çfarë mund të pritet nga analfabetë të tillë që as emrin e kombësisë së tyre nuk mund ta shkruajnë pa gabime? Gjeni vetë përgjigjen e saktë! Nuk e keni hiç të vështirë.
Dhjetëra deputetë të Kuvendit të Kosovës e paskan shkruar gabimisht fjalën "shqiptar" në formularin e broshurës...
Posted by Blerim Latifi on E martë, 4 Maj 2021