Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka thënë se Donika Gërvalla, duhet të deklarohet nëse e ka mbajtur fjalën dhe i ka dorezuar dëshmit e veta kundër njerëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se nëse Gërvalla ka dëshmi dhe nuk i ka dërguar, sipas tij, ajo dhe Qeveria inkriminohen, duke fshehur dëshmi, në të kundërtën, nëse kjo e fundit nuk ka dëshmi, Zogaj ka thënë se prokuroria duhet të nis rast kunder saj për shpifje.
“Donika Gervalla duhet me u deklaru nese e ka mbajte fjalen dhe i ka dorezu deshmite e veta kunder njerezve te UÇK-se ne Gjykaten Speciale. Nese ka deshmi dhe ajo nuk i ka dergu atje ku e kane vendin, ajo, e rrjedhimisht dhe Qeveria e Kosoves inkriminohen, duke fshehur qellimshem deshmi dhe duke sabotu drejtesine. Gjithnje, nese ministrja jone e jashtme ka, e nese nuk ka, prokuroria duhet me nis rast kunder saj per shpifje, e patjeter, nje ministre qe shpife per krime lufte, duket me u shkarku e me u perza nga zyrja shteterore”, ka shkruar Zogaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Donika Gervalla duhet me u deklaru nese e ka mbajte fjalen dhe i ka dorezu deshmite e veta kunder njerezve te UÇK-se ne...
Posted by Petrit Zogaj on E martë, 4 Maj 2021