Nesër do të fillojë mësimi në disa shkolla të Komunës së Kamenicës.
Për t`u rikthyer në bankat shkollore Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka bërë thirrje të gjithë nxënësit të jenë në shkollë më datë 05 maj 2021.
Kësaj thirrje i është bashkuar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk mund të ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësve të cilët e kryejnë detyrën e tyre në të mirë të nxënësve.
Postimi i plotë:
MASHTI, bënë thirrje që të mërkurën më datë 05 maj 2021, të gjithë fëmijët apo nxënësit e komunës së Kamenicës të jenë në shkollë.
Askush nuk mund të ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësve të cilët e kryejnë detyrën e tyre në të mirë të nxënësve. MASHTI merr përsipër mbështetjen për secilin person qoftë mësimdhënës ose personel tjetër i cili ua garanton të drejtën e fëmijëve për shkollim.