Themeluesi i LDK’së në Malishevë, Cen Desku thotë se shqiptarët janë ata që kanë vrarë anëtarët e LDK’së.
I pyetur pse mendon se ishte ai synim për arrestim dhe eleminim ai përgjigjet:
“Pse anëtarë tjerë pak janë vrarë a? Të Lidhjes Demokratike janë të vrarë shumë”, tha Desku.
“Nga kush”? u pyet ai.
‘Nga shqiptarët”, u përgjigj Desku.
“Domethënë i dini vrasësit e tyre”, pyetet sërish ai.
“Nuk i di unë vrasësit. Kush janë vrasësit Gjykata i zbulon e jo unë e ti”, theksoi Desku.
“Në Klinë kur është vrarë Ismet Rraci s’ka pasur asnjë serb. Ndoshta agjencionet ruse e serbe kanë funksionuar, edhe tash i kemi”, theksoi Desku.