Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se pas pranimit të 4 mijë e 690 doza të vaksinës Pfizer/Biontech, këto doza do të përdoren për imunizimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë.
Në lidhje me vaksinat e pranuara, ka reaguar zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, përcjell “Bota sot”.
Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij ne Facebook, dhe ka thënë se kjo foto është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë për t’i siguruar qytetarëve vaksina.
Ja shkrimi i tij:
Në këtë foto është Qeveria Kurti 2.
Në këtë foto është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë për t'i siguruar qytetarëve vaksina.
Në këtë foto janë ditët e humbura të Albin Kurtit në fushata zgjedhore pa asnjë kuptim.
Kaq është i madh Albin Kurti në punët e shtetit. Sa kjo pako me vaksina lëmoshë
Në këtë foto është Qeveria Kurti 2. Në këtë foto është papërgjegjshmëria e Albin Kurtit dhe Arben Vitisë për t'i...
Posted by Betim Gjoshi on E mërkurë, 5 Maj 2021