Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se nuk e kanë marrë dosjen e plotë për dialogun me Serbinë nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Bislimi, ndër tjerash, ka treguar se kanë kërkuar edhe në katet e tjera të Qeverisë nëse janë fshehur dokumente të tilla.
“Çfarë interesi kam interes me thënë s’kam informata për dialogun”, tha Bislimi.
“Ne kemi dërgu edhe asistenten edhe shefen e kabinetit të kryeministrit, kemi kërkuar në cep të katit të dytë dhe të tretë mos rastësisht u fsheh ndonjë dosje”, theksoi ai.
Tutje, Bislimi i tha deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi “unë nuk të marr ty në negociata në Bruksel kurrë”, derisa po shpjegonte për rolin e Qeverisë në dialog.