Elvis Hoxha, ish këshilltari i Albin Kurtit, ka publikuar deklaratën e ish presidentit Hashim Thaçi, në vitin 2015, për ata që votuan kundër Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është mençuria e patriotit Thaçi, mikut të patriotit Rama, përcjell Bota sot.
Ai ka kujtuar dhe deklaratën e Ramës se kush e quan Thaçin tradhtar është gomar.
Hoxha ka thënë se sot ende nuk po dihet të ndahen tradhtari e gomari.
Postimi i tij i plotë:
Edhe një herë le ta kujtojmë mençurinë e patriotit Thaçi, mikut të patriotit Rama. E gjeni në postimin e tij më poshtë.
Le të kujtojmë gjithashtu se një vit më vonë ky patriot i Kosovës përshëndeti popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Por vetëm Gjykata Speciale u liberalizua, ndërsa vizat jo.
Po ju kujtoj edhe thënien e mençur të Ramës: Kush e quan Thaçin tradhtar është gomar.
Ja që sot po nuk po dihet më të ndahen tradhtari e gomari. A mund të quhet gomar ai që pëson tradhtinë që po ai vetë e ka kryer? Më falni për fjalën gomar. E huazova nga kryeministri i RSh-së.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/05/auto_182773671_1401507916874592_5127224039128453776_n1620210161.jpg)